Ora News - Shkodër, dajë e nip 6 ditë të zhdukur смотреть онлайн
Описание видео
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Dajë e nip nga Shkodra rezultojnë të zhdukur prej 6 ditësh. Kanë qenë bashkëshortet e Agron Mollës, 47 vjeç, banor i fshatit Dobraç të Shkodrës dhe e Gëzim Hysajt, 56 vjeç banor i fshatit Myselim në Postrribë të Shkodrës që kanë bërë denoncimin në polici. Dajë e nip rezultojnë të zhdukur prej mbrëmjes së 23 gushtit, ndërsa denoncimi për ta në polici është bërë më 24 gusht. Bashkëshortja e Gëzim Hysajt i kërkon policisë dhe medias ta ndihmojnë për të gjetur bashkëshortin e saj, të cilin nuk e ka parë që prej orës 20:20 të së enjtes së 23 gushtit Në orën 20:20 burri im doli nga shtëpia për të takuar një shok në qytet. Që prej asaj dite nuk kemi asnjë të dhënë tjetër. Nga sa kam kontaktuar me familjen e nipit të tij, ky i fundit ka dalë nga shtëpia në orën 21:30 pasi e kishte kërkuar dikush. Më pas asgjë, tregon bashkëshortja Saimira Hysaj. Agron Molla ka dalë nga banesa në orën 21:30 pikërisht në momentin kur telefoni i dajës është mbyllur. Atë ditë deri në orën 21:30 telefoni i bashkëshortit ka qenë i hapur dhe më pas është mbyllur. Nuk dimë të ketë pasur konflikte. Shkonte në Shkodër të punonte si çdo njeri tjetër tregon ajo. Gëzim Hysaj është babai i katër fëmijëve ndërsa Agron Mollaj është babai i tre fëmijëve. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/shkoder-daje-e-nip-6-dite-te-zhdukur Рекомендуем Ora News - Shkodër, dajë e nip 6 ditë të zhdukur посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя