Ora News - Rikonstruksioni, 86 shkolla në Kukës gati të hapen më 17 shtator смотреть онлайн
Описание видео
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT 86 shkollat e sistemit parauniversitar në Bashkinë e Kukësit do të jenë gati tëpresin nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor më 17 shtator! Bashkia e qytetit verilindor është në fazën e fundit të ndërhyrjeve për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e institucioneve arsimore dhe bazës materiale. Në Kukës po bëhen përgatitjet e fundit për nisjen e vitit të ri shkollor. Bashkia me fondet e saj po kryen ndërhyrje në disa objekte arsimore. Po riparohen çatitë, dyert e dritare të dëmtuara, sikurse edhe bankat, karriket dhe ambiente të brendshme të dëmtuara apo amortizuara ndër vite Shefi i shërbimeve publike Afrim Petku, thotë se punimet janë në fazën e fundit. Petko: Brenda datës 17 shtator të gjitha shkollat do të jenë gati për vitin e ri shkollor. Momentalisht kanë përfunduar shkollat e qytetit, për të vazhduar edhe me shkollat në fshatra. Brenda datës 17 shtator, të gjitha shkollat e Kukësit parashikohet të jenë gati për të pritur nxënësit, të cilëve tashmë u kërkohet që ti mirëmbajnë ato Petko: Gjatë vitit shkollor hasim probleme sepse persona të papërgjegjshëm dëmtojnë shkollat pa ndonjë arsye. I bëj thirrje prindërve, nxënësve dhe mësuesve që të kenë një kujdes të vecantë për mirëmbajtjen e tyre. Në territorin e Bashkisë së Kukësit numërohen 86 shkolla të sistemit parauniversitar. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/viti-i-ri-shkollor-86-shkolla-ne-kukes-gati-te-hapen-me-17-shtator Рекомендуем Ora News - Rikonstruksioni, 86 shkolla në Kukës gati të hapen më 17 shtator посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя