U sekuestruan 1 milionë euro, kush fshihet pas parave - News, Lajme - Vizion Plus

1 просмотров 22.08.2018 00:01:08

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV instagram.com/vizionplustelevizion twitter.com/VizionPlusTV Llogaritë bankarë me vlerën 1 milionë euro të sekuestruara këtë të mërkurë janë në emër të Roland Shëmbitrasit dhe të familjareve të tij. Shëmbitrasi baba i dy vajzave, është me origjinë nga Korça dhe ka jetuar në Librazhd është ekzekutuar në Greqi vitin e shkuar. Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar 111.402.609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e ?Trafikimit të lëndëve narkotike?, në Greqi. Mediat greke kanë raportuar se ai ishte bashkëpronar në lokalin e natës ?Joy Bar?, ku dhe u ekzekutua, në 10 tetor 2017. Sipas raportimit të mediave greke lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit: atentatorët u afruan pranë tavolinës ku po qëndronte Shëmbitrasi në verandën e lokalit dhe e qëlluan tre herë me armë. I plagosur mbeti edhe një shqiptar tjetër i quajtur Gjergji Kapaj. Hetuesit grekë ngritën dyshime se vrasja e tipit mafioz në qendër të Athinës mund të ketë lidhje me trafikun e drogës. Roland Shëmbitrasi njihej edhe me nofkën Roni.

Комментарии

Теги:
sekuestruan, milionë, euro, kush, fshihet, parave, News, Lajme, Vizion, Plus