Ora News - Tragjike, dy të rinj humbin jetën në një aksident në aksin Lezhë-Shkodër

10 просмотров 22.08.2018 00:00:32

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy të rinjve ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pas orës 01:00 të mesnatës pranë fshatit Dajç, ku makina tip 'Benz' ku udhëtonin të rinjtë është përplasur me një mjet tip IFA . Aksidenti ka rezultuar fatal për Gentian Tomën dhe dhe pasagjerin po në këtë mjet, shtetasin R.E. 25 vjeç, banues në Mabë-Lezhë. Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë - Shkodër, në vendin e quajtur Ura e Dajçit , është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip Benz me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë - Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip IFA me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit Benz shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë - Lezhë sqaron policia. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/tragjike-dy-te-rinj-humbin-jeten-ne-nje-aksident-ne-aksin-lezhe-shkoder

Комментарии

Теги:
News, Tragjike, rinj, humbin, jetën, aksident, aksin, Lezhë, Shkodër