Ora News - Dy makina përplasen në Fier, vdes gruaja shtatzënë, mes të plagosurve ka fëmijë смотреть онлайн

0 просмотров 21.08.2018 00:01:58

Описание видео

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Një grua 27 vjeçe që për pak muaj priste të sillte në jetë fëmijën e dytë humbi jetën ndërsa katër persona, mes të cilëve edhe vajza e viktimës, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të trefishtë. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 11:30 minuta (21 gusht) në aksin Fier-Levan, ndërsa shkak dyshohet se u bë një parakalim i gabuar. Fier- Një grua shtatëzanë humbi jetën, ndërsa katër persona të tjerë, mes të cilëve dy fëmijë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të shënuar në aksin Fier-Levan. Një nga fëmijët e plagosur ishte vajza e viktimës. Ngjarja u shënua paraditen e kësaj të marte pranë vendit të quajtur Liqeni , ku fillimisht u përplasën dy mjete dhe më pas një e tretë. Viktima u identifikua si Majlinda Troka, rreth 27 vjeçe, e cila për pak muaj priste të sillte në jetë një fëmijë. Ajo udhëtonte si pasagjere bashkë me vajzën në mjetin tip Audi që drejtohej nga vjehrri i saj Astrit Troka, të cilët mbetën të plagosur. Sipas burimeve policore, në mjet ishte edhe një grua tjetër e cila nuk mori lëndime. Ndërsa mjeti tip Benz drejtohej nga Leorant Troka që udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Nga të dhënat e para rezulton se mjeti tip Audi ka hyrë në parakalim duke u përplasur me mjetin tip Mercedes-Benz , ndërsa makina tjetër vetëm është fërkuar dhe ka ndaluar disa metra më poshtë. Përplasja ka qenë e fortë dhe të dyja mjetet përfunduan në gjendjen që shikoni në foto, jashtë rruge. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/aksident-ne-qafen-e-koshovices-dyshohet-viktima Рекомендуем Ora News - Dy makina përplasen në Fier, vdes gruaja shtatzënë, mes të plagosurve ka fëmijë посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
news, makina, përplasen, fier, vdes, gruaja, shtatzënë, plagosurve, fëmijë