Ora News - Po transportonin 67 kg kanabis, kapen në flagrancë 4 persona në Tiranë

0 просмотров 04.08.2018 00:00:29

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Policia ka arrestuar katër persona në Tiranë që u kapën në flagrancë duke transportuar 67 kg kanabis. Gjatë operacionit ?Zallmneri në pranga kanë rënë: Xhevahir Lusha, 47 vjeç, Ilirjan Selimi, 34 vjeç, Ervin Lika, 30 vjeç, dhe Besnik Lika, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Ata u arrestuan në rrugën ?Teuta?pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti tip ?Golf?. Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, raporton policia. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: - 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. - automjet tip ?Golf?. - 3 aparate celularë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ?Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim?, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/po-transportonin-kanabis-kapen-ne-flagrance-4-persona-ne-tirane

Комментарии

Теги:
News, transportonin, kanabis, kapen, flagrancë, persona, Tiranë