Ora News - PD për Dvoranin: Pengoi ekstradimin e anëtarit të bandës së Agron Xhafaj смотреть онлайн

0 просмотров 29.07.2018 00:01:32

Описание видео

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Partia Demokratike iu rikthye sërish akuzave ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, i konfirmuar në detyrë nga organet e vettigut. Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, duke e cilësuar gjyqtarin simbol të drejtësisë së kalbur nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar, i drejtoi dy pyetje KPK-së. Strazimiri: Partia Demokratike pyeti dy ditë më parë, nëse organet e vettingut e kishin verifikuar faktin e kontaktit të papërshtatshëm të Ardian Dvoranit, mikut të Fatmir Xhafajt me vëllanë e tij Agron Xhafaj, i dënuar me burg si anëtar i një organizate kriminale dhe trafikant ndërkombëtar droge. Duke mos marrë përgjigje mbi këtë fakt, sot Partia Demokratike pyet përsëri dhe drejtpërdrejtë organet e vettingut: -A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge? -A ka kontaktuar Fatmir dhe Agron Xhafaj me gjyqtarin Ardian Dvorani gjatë asaj periudhe? Strazimiri thotë se Ardian Dvorani është marrë nën mbrojtje publike nga tutori i tij Edi Rama për të kaluar në heshtje faktet që provojnë se ai duhet të ishte shkarkuar nga detyra. Strazimiri: Organet e vettingut kanë detyrimin të japin përgjigje mbi këto pyetje dhe të sqarojnë opinionin publik, nëse i kanë verifikuar këto fakte dhe si i kanë verifikuar ato . Ardian Dvorani u konfirmua në detyrë, duke patur në dosje edhe shërbimin që i bëri Edi Ramës me vendimin e tij lidhur me çështjen e sekuestrimit të pasurive të paligjshme të baronit të drogës Klement Balili, tha më tej Strazimiri. Strazimiri: Ndërsa 26 mijë qytetarë presin në rradhë prej vitesh që çështjet e tyre të shqyrtohen, çështja e pasurive të Balilajve u mor në shqyrtim nga Gjykata e Lartë pa kaluar 1 muaj nga data e saj e regjistrimit, duke favorizuar familjen Balilaj. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/pd-dvoranin-pengoi-ekstradimin-e-anetarit-te-bandes-se-agron-xhafaj Рекомендуем Ora News - PD për Dvoranin: Pengoi ekstradimin e anëtarit të bandës së Agron Xhafaj посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Комментарии

Теги:
news, dvoranin, pengoi, ekstradimin, anëtarit, bandës, agron, xhafaj