Kadri Veseli akuzon opozitën për dialogun me Serbinë - News, Lajme - Vizion Plus смотреть онлайн

0 просмотров 23.07.2018 00:02:04

Описание видео

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV instagram.com/vizionplustelevizion twitter.com/VizionPlusTV Dështon në Prishtinë takimi I parashikuar mes liderëve politikë për të diskutuar fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Opozita bojkotoi bisedimet, duke refuzuar kështu ftesën e bërë nga kreu I parlamentit Kadri Veseli. Ky I fundit diskutoi vetëm me drejtues të partive aleate në pushtet. Kadri Veseli: ?Kërkesa e sotme ka qenë kërkesë për opozitën e cila është bërë nga përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së për çka i falenderoj. Sido që të jetë, është nevoja e reflektimit për dialog. Po e them këtë, nëse vini të ulur sot, është përgjegjësi por për jetë të fëmijëve tanë, për hir të sakrificës ne duhet ta ruajmë agjenten euroatlantike, është obligim dhe përgjegjësi e gjithë spektrit politik. Sot ka qenë mesazhi ynë që të jemi konsistent se Kosova është e pavarur dhe e pacenueshme?. Opozita nga ana e saj kërkon që pjesë delegacionit kosovar të mos jetë presidenti Hashim Thaçi. Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, sqaroi se mund të tolerohet që Thaçi të shkojë në bisedime dhe të vendosë çfarë do ai. Glauk Konjufca: ?Vuçiç për Thaçin mendon që paraqet shansin e përkryer për një kompromis të majmë, me Thaçin synon të arrijë edhe BE-në edhe autonominë serbe në Kosovë. Kurse Thaçi për Vuçiçin mendon që ai paraqet shansin e përkryer për ta shpëtuar nga gjithë ata faktorë të fuqishëm që mendojnë se i ka ardh koha të largohet nga skena politike. Presidenti ynë mendon që nëse dikush prej fuqive të mëdha dëshiron ta heq qafe, ai e ka në dorë së bashku me Vuçiçin skenarin e stabilitetit rajonal, i cili edhe mund të rrezikohet nëse këta të dy dëshirojnë. Në këtë mënyrë ata janë bërë çift i ndërvarur, dhe Mogherinit po i pëlqen ky vallëzim sepse po dëshiron që me çdo kusht që gjatë mandatit të saj të arrijë një marrëveshje Kosovë-Serbi?. Kosova dhe Serbia janë në fazën finale të dialogut, që sipas Prishtinës zyrtare do të mbyllet me njohjen reciproke mes dy vendeve. Рекомендуем Kadri Veseli akuzon opozitën për dialogun me Serbinë - News, Lajme - Vizion Plus посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
kadri, veseli, akuzon, opozitën, dialogun, serbinë, news, lajme, vizion, plus