Ora News - Prokurorja Antoneta Sevdari kalon me sukses vettingun смотреть онлайн
Описание видео
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Antoneta Sevdarin, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Prokurorja ishte vetë e pranishme në seancë, pa avokat, sikundër edhe në seancën dëgjimore të një dite më parë. Trupi gjykues përbëhej nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari. Vendimi i KPK-së ishte i pritshëm pasi në raportin e hartuar konstatohej se prokurorja Antoneta Sevdari është e rregullt në lidhje me pasurinë. Sanxhaktari: Kemi kryer kontroll të thelluar në lidhje me gjendjen e pasurisë. Antoneta Sevdari ka pasuri tokë arë e blerë në 2001 dhe një ndërtesë e blerë me të ardhurat e bashkëshortit. Sevdari ka një apartament 122 m2 e blerë me kursimet familjare dhe të ardhurat e bashkëshortit.Të ardhurat e bashkëshortit janë të ligjshme. Nuk ka deklaruar se ka pasuri të fshehura. Sa i takon vlerësimit të figurës për Sevdarin, Sanxhaktari tha se DSIK ka konstatuar përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës nga prokurorja. Sanxhaktari: Ne vitin 2015 prokurorja ka kerkuar denimin e shtatasit G.D. Në 2015 eshte hetuar G.D per refuzim deklarim personash te zgjedhur . Nga veprimet hetimore konstatohet se jane kryer hetimet e duhura. Ne perfundim eshte kerkuar fajesi e te pandehurit dhe 4 muaj burg. Gjykata ka vendosur pushimin e çeshtjes. Konstatohet se Sevdari nuk ka bere ankim.Me vone ka kerkuar rivendosje ne afat, pasi kishte pritur zbardhjen e vendimit. Gjykata ka vendosur rrezimin e kerkeses. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/prokurorja-antoneta-sevdari-kalon-me-sukses-vettingun Рекомендуем Ora News - Prokurorja Antoneta Sevdari kalon me sukses vettingun посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя