Përmbytja në bibliotekë, uji shpërtheu nga dyshemeja - News, Lajme - Vizion Plus
Описание
vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV instagram.com/vizionplustelevizion twitter.com/VizionPlusTV Një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Biblioteka Kombëtare për shkak të përmbytjes nga reshjet e shiut, drejtuesja e këtij institucioni, Persida Asllani, bëri bilancin e dëmeve. Por shkaku i përmbytjes ende nuk dihet. Drejtuesit e bibliotekës kanë kërkuar hetime nga Instituti i Ndërtimit. Por drejtori I Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, tha për Vizion plus se ka parë nga afër situatën në bibliotekë, ndërsa ekspertët do të inspektojnë ndërtesën . Në këtë kontroll sipas Kreut të Institutit të Ndërtimit, do të përfshihet e gjithë godina për të parë nëse I plotëson kushtet e nevojshme për funksionin që kryen. Për situatën e krijuar në Bibliotekën Kombëtare ka reaguar edhe Presidenti Meta, i cili përmes një njoftimi për shtyp bën të ditur se po ndjek nga afër atë që ka ndodhur. Meta u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa për të parandaluar që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
Комментарии