Burg perjete vrasesit te gruas - News, Lajme - Vizion Plus смотреть онлайн

1 просмотров 11.06.2018 00:02:03

Описание видео

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV instagram.com/vizionplustelevizion twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e krimeve të rënda dënoi me burgim të përjetshëm Sadedin Sulën porositësin e vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2016 në Shkodër. Në seancën e kësaj të hëne prokuroria kërkoi dënimin maksimal për 47 vjecarin, kërkesë e cila u pranua nga gjykata në dhënien e vendimit. Prokuroria arriti të gjejë pas gati dy vjetësh vrasësin e vërtetë të Suela Sulajt, e cila u mbyt për vdekje në mobilierinë e bashkëshortit të saj në Shkodër. Prokurori i çështjes Henrik Ligori arriti të ndërtojë profilin gjenetik të 35 vjecarit Fation Karmneshta i cili rezulton si vrasësi i Suela Sulajt pasi ishte kontraktuar nga bashkëshorti i viktimës. Ndonëse në atë kohë 47 vjecari mohoi akuzat, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte marrë përgjimet telefonike të tij. Në datën e krimit Sula kishte shoqëruar ish bashkëshorten në vendin e punës e më pas ishte larguar. Por nga përgjimet doli se ai fliste me të dyshuarin kryesor Fatjon Karmeshtna, punëtor në mobilerinë e tij, të cilit I kishte kërkuar të realizonte vrasjen. Për të provuar këtë akuza arriti të merret kampionë gjenetikë. Pasi mbyti Suela Sulajn në tualetin e biznesit, autori piu ujë me një shishe. Pas nxjerrjes së profilit gjenetik dhe krahasimiT të tij me 35 vjecarin, hetuesit dolën në konkluzionin se ato përputheshin plotësisht. Po ashtu profili i vrasësit rezultonte dhe në thonjtë e viktimës e cila kishte tentuar të shpëtonte. Krimi besohej se kishte motiv dyshimet e burrit se gruaja e tradhtonte. Ndërkohë, Fatjon Kreshta gjykohet në dosje të vecuar. Рекомендуем Burg perjete vrasesit te gruas - News, Lajme - Vizion Plus посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
burg, perjete, vrasesit, gruas, news, lajme, vizion, plus