Ora News - Privatizimi i CEZ, Shqipëria dhe Kosova në kërkim të dëshmitarit Nuel Kalaj смотреть онлайн
Описание видео
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Autoritetet e Kosovës po kërkojnë vendodhjen e dëshmitarit në çështjen CEZ, Nuel Kalaj, personit me dy shtetësi, atë të Kosovës dhe të Francës. Në përgjigjen që prokuroria e Kosovës i ktheu asaj shqiptare, pas dërgimit të letërporosisë thuhet se ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij ndonëse janë ushtruar disa kontrolle. Organi i akuzës shqiptare kërkon ta marrë në pyetje në Tiranë, ku po zhvillohet dhe hetimi për çështjen CEZ. Prokuroria kërkon të dhëna në lidhje me rolin e tij gjatë bisedimeve dhe gjatë marrëveshjes me çekët. Në daljet e fundit mediatike, Kalaj është shprehur se kishte një kontratë me CEZ për të mbledhur informacione në lidhje me gjendjen e rrjetit të OSHEE, por në asnjë rrethanë nuk është negociuar nga ana e tij për privatizimin e borxheve. Gjithashtu ai ka mohuar ndonjë lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha për të cilin kryetari i Komisionit për këtë çështje,Taulant Balla, është shprehur se Kalaj dhe familja e Berishës kanë përfituar 7 milionë dollarë nga privatizimi i CEZ. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/privatizimi-i-cez-shqiperia-dhe-kosova-ne-kerkim-te-deshmitarit-nuel-kalaj Рекомендуем Ora News - Privatizimi i CEZ, Shqipëria dhe Kosova në kërkim të dëshmitarit Nuel Kalaj посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Комментарии