Ora News - Ndotja në Urën Vajgurore, 13 leje të pezulluara, 9 gjoba смотреть онлайн

0 просмотров 01.06.2018 00:01:37

Описание видео

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Ura Vajgurore dhe fshatrat përreth janë zonat më të prekura nga pasojat në ambient të guroreve. Ndaj një banore e këtij komuniteti u bë nismëtare e përballjes së parë publike të sipërmarrësve, drejtuesve të institucioneve dhe vetë banorëve. Zyrtarët thanë se kanë pezulluar 13 leje dhe kanë gjobitur 9 subjekte për shkelje të ndryshme të lejeve, por biznesmenët thonë se ata nuk janë fajtorët e mëdhenj. Sipas tyre, 80 % e ndotjes krijohet gjatë transportit dhe për këtë fajësojnë infrastrukturën rrugore. Mijëra familje në Urën Vajgurore dhe fshatrat përreth thonë se vuajnë pasojat e ndotjes dhe shkatërrimit që sipas tyre kanë shkaktuar guroret që ushtrojnë aktivitete në këtë zonë. Një nga banoret e zonës, Arjana Bardhaj deklaron se ka fakte për efektet e kësaj veprimtarie, ndërsa për herë të parë vendosi përballë banorët me drejtuesit e biznesit të guroreve në Urën Vajgurore. Arjana Bardhaj: Qëllimi nuk ka qenë mbyllja e aktiviteteve të guroreve, por ato të punojnë sipas standarteve. Drejtori i Inspektoriatit të Mjedisit në Berat evidentoi shkeljen e lejeve mjedisore si një prej problematikave kryesore dhe për këtë tha se janë vendosur nëntë gjoba dhe 13 leje mjedisi janë pezulluar. Redi Kusta: Sot ato do të jenë të pezulluara deri në realizimin, negocimin e gjithë kushteve e standarteve. Për Agjensinë Rajonale të Mjedisit në Berat vetëm investimet në tenkologji dhe përdorimi i impianteve me ujë do të ndikonte pozitivisht në përmirësimin e situatës për shpesh herë ka arritur alarmin e kuq të ndotjes. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/ndotja-ne-uren-vajgurore-13-leje-te-pezulluara-9-gjoba Рекомендуем Ora News - Ndotja në Urën Vajgurore, 13 leje të pezulluara, 9 gjoba посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
news, ndotja, urën, vajgurore, leje, pezulluara, gjoba