Provimet e Maturës Shtetërore - News, Lajme - Vizion Plus
Описание
vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV instagram.com/vizionplustelevizion twitter.com/VizionPlusTV Ne ketë godine nis ngujimi i hartuesve te testeve te maturës shtetërore. Te paret do te jene mësuesit me te mire te gjuhëve te huaja te cilët do te përzgjedhin pyetjet per katër gjuhet e para qe bëhen ne shkollat e mesme, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht. Por drejtues ne qendrën e vlerësimit te arritjeve tregojnë se maturantet kane mundësi te zgjedhin per provim edhe gjuhen qe ata ndihen me mire, pavarësisht cfare kane bere gjate viteve te shkollës. Te hënën e 4 qershorit, zhvillohet provimi i pare i detyruar, gjuha e huaj. Provimi zgjat 2 ore e gjysme dhe vetëm pas daljes se maturanteve nga testimi, del nga ngujimi edhe grupi qe ka hartuar tezen. Per te parandaluar kopjimet e mundshme gjate testimit, kete vit është menduar qe provimi te zhvillohet ne ambiente me te hapura, ne korridore dhe palestra. Distanca nga njeri tjetri do te jete rreth 1 metër e gjysme, ndërsa nuk do te mungojnë aparaturat qe ndalojnë valët telefonike. Ndërkohë ne 8 qershor është provimi i gjuhës shqipe, ne 13 matematika dhe ne 20 qershor dy testime me zgjedhje.
Комментарии