Report TV - Lushnje, tentoi të grabisë bankën, por ishte e mbyllur, arrestohet autori

0 просмотров 22.05.2018 00:00:26

Описание

Një bankë e nivelit të dytë është tentuar që të grabitet rreth orës 16:30 të ditës së sotme. Një person i maskuar dhe armatosur iu drejtua bankës me qëllim për ta grabitur, por dera ishte e mbyllur. Banka ishte mbyllur në orën 16:00, ndërsa në 16:30 kur autori tentoi që të futet për ta grabitur brenda ishin punonjësit duke mbyllur bilancet e ditës. Ai tentoi që futet në bankë, por punonjësi i sigurisë u përlesh duke mos e lejuar. Në këtë moment, autori që dyshohet se është me inicialet E.M. nga Berati nxori armën duke qëlluar në drejtim të derës. Plumbi përshkoi derën, por fatmirësisht asnjë nga punonjësit e bankës nuk mbeti i lënduar, ndërkohë që lajmëruan policinë, e cila mbërriti me shpejtësi. Autori tentoi që të largohet duke ikur me vrap, por rreth 300 metra nga banka e nivelit të dytë është prangosur.

Комментарии

Теги:
Report, Lushnje, tentoi, grabisë, bankën, ishte, mbyllur, arrestohet, autori