Basha fton popullin në protesta: Më 26 maj të çlirojmë Shqipërië nga qeveria e krimit!
Описание
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka ftuar sot të gjithë qytetarët për të protestuar kundër qeverisë më 26 maj. Lulzim Basha: Opozita e bashkuar, demokratë dhe socialistë, për të larguar pengesë e vetme për qeverinë evropiane, e lidhur me krimin. Ju ftojmë të protestojmë për largimin nga pushteti të cdo hallke pushteti të lidhur më kriminelët. Protestë për largimin e Famtir Xhafajt. Sot nuk kemi një ministri të Brendshme dhe një polici që i shërben njerëzve, por një polici që rrëmben në mes të natës Dritan Zaganin dhe kuksianet e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Habilajve dhe Xhafës. Ne i ftojmë qytetarët për të protestuar për një drejtësi të vërtetë dhe jo fallto, nga qytetari më i thjeshtë te politikani më i pushtetshëm, pa përjashtim. Pavarësisht se ku jetojmë, jemi në radhë të parë shqiptarë. Një Shqipëri pa krim, pa dro. Ne nuk mund të humasijm më kohën dhe energjitë tona cdo ditë d Koha sot tu themi ndal të gjithë politikanëve të lidhur me krimin. Të mbyllim kapitullin e krimit që të hapim kapitullin e shëndetësisë, punësimit, etj. I ftojmë në protestën kombëtare ndak krimit dhe qeverisë së lidhur me krimin. Së bashku ne e kemi arritur këtë. Rama i mbrojti, por ne larguarm Prengën, Ndokën, Mark Frrokun, Elvis Rroshin, Saimir Tahirin.
Комментарии