Report TV - PD: Pas MAS-it, edhe M.Shëndetësisë po mbledh të dhënat personale të qytetarëve смотреть онлайн

0 просмотров 15.05.2018 00:01:22

Описание видео

Partia Demokratike përmes deputetit Bardh Spahia denoncoi edhe sot atë që ajo e quan skandali i vjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë nga qeveria për manipulimin e zgjedhjeve te ardhshme. Sipas Spahisë, pjesë e kësaj nisme të qeverisë, pas Ministrisë së Arsimit, është bërë edhe Ministria e Shëndetësisë. Ai publikoi edhe emailin sipas të cilit është dërguar nga MSH për mbledhjen e të dhënave të pacientëve si numri i kartës së identitetit, telefonit apo dhe emailin. Deklarata e deputetit Bardh Spahia: Partia Demokratike disponon dhe po publikon dokumentat që provojnë se nuk është vetëm Ministria e Arsimit që urdhëron mësuesit t?u marrin prindërve të dhënat personale, numrin e kartës së identitetit, telefonit dhe email. Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një email të njëjtë me atë te Ministrisë së Arsimit, ku urdhëron mjekët të mbledhin të dhënat personale të pacientëve në qendrat shëndetësore. Skandali këtë herë është i provuar së shkon deri në zyrën e Edi Ramës, pasi në emailin e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se ?plotësimi i bazës së të dhënave me informacionet private të pacientëve bëhet sipas kërkesës së ardhur nga Zyra e Kryeministrit?. Рекомендуем Report TV - PD: Pas MAS-it, edhe M.Shëndetësisë po mbledh të dhënat personale të qytetarëve посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
report, edhe, shëndetësisë, mbledh, dhënat, personale, qytetarëve