Report TV - Salianji: Edi Rama ka ndërtuar një sistem korrupsioni për të vjedhur shqiptarët

0 просмотров 14.05.2018 00:00:59

Описание

Në një deklaratë për medien deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzon Kryeministrin, Edi Rama se ka krijuar e ndërtuar një sistem korrupsioni për të vjedhur shqiptarët e më pas për të blerë votat e tyre. Nga ana tjetër Salianji akuzon shoqërinë Gjici se ka përfituar miliona dollarë nga taksat e shqiptarëve: Edi Rama ka ndërtuar një sistem ku vjedh Shqipërinë dhe shqiptarët, e më pas për ti përdorur këto para për të vjedhur zgjedhjet e për të rivjedhur sërish Shqipërinë. Sot po ju paraqesim fakte sesi Safet Gjici, një prej qindra shërbëtorëve të Edi Ramës, i pangopur ka përfituar 25.2 milionë dollarë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Po si i ka përfituar? Shoqëria Eurogjici security shpk, zotërohet nga Lavdrim Gjici, kushëri i Safet Gjicit, ndërkohë Shoqëria,Tony Security shpk, pavarësisht se zotërohet 100% me letra nga Nazmi Kurti, nga ekstraktet historike vërtetohet se të dyja shoqëritë zotërohen nga i njëjti person, pra nga Gjici. Ervin Salianji

Комментарии

Теги:
Report, Salianji, Rama, ndërtuar, sistem, korrupsioni, vjedhur, shqiptarët