Denoncimi në BOOM: 3 fëmijë në një varr nga dy familje të ndryshme! смотреть онлайн

2 просмотров 14.05.2018 00:30:16

Описание видео

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Toka në pronësi të kishës katolike e lënë në dispozicion për varrezë është kthyer në mollë sherri mes fiseve katolike në fshatin Bilaj të Fushë - Krujës. Pal Perlesi një nga banorët e fshatit është shprehur për ?Boom ? se në vitet 1997 dhe 2002 ka varrosur dy fëmijë të lindur të vdekur, një gjashtë dhe tjetri shtatë muajsh, në tokën që i është caktuar nga komisioni i kishës. Një vit më parë bashkëfshatari i tij, ka varrosur në të njëjtin vend, djalin e tij. Sot familjet gjenden në konflikt, ndërkohë që ky varr mendohet se mban brenda tre fëmijë! Pal Perlesi: Para shumë vitesh mua më ka lindur një fëmijë i vdekur. Njëri është në 1997 tjetëri në 2002. I kam kërkuar komisionit të Kishës edhe më ka caktuar një copë të vogël për varrezë si gjithë fshatarët e tjerë. Edhe Pjetër Vlashit i vdiq djali dhe më vjen keq që i ka ndodhur. E ka marrë djalin dhe nuk e ka varrosur tek varrezat e veta, por ka ardhur dhe ka zënë varrezat e mia. Dy fëmijët e mij janë varrosur aty ku ka bërë bazamentin e betonit ku ka varrosur fëmijën Pjetër Vlashi. Gjyshja që ka varrosur dy fëmijët e lindur të vdekur është gjallë. Kam ardhur dhe i kam shtrirë këtu. Fëmijët ishin të formuar, por të vegjël , rrëfen gjyshja. Në zonë vazhdojnë të mbizotërojnë paragjykimet. Pal Perlesi ka ardhur nga Mirdita para 30 viteve në fshatin Bilaj, ku jetonte gruaja e tij. Ai thotë se sulmi ndaj tij është sulmi, ndaj një jabanxhiu, të cilin duan ta kthejnë nga ka ardhur. Ndre Stojani, ish-kryetar i komisionit të ndarjes së varrezave të kishës pranon se tokën ja ka dhënë ai Pal Perlesit dhe shprehet se njerëzit ka ardhur koha t`i tejkalojnë paragjykimet. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/denoncimi-ne-boom-3-femije-ne-nje-varr Рекомендуем Denoncimi në BOOM: 3 fëmijë në një varr nga dy familje të ndryshme! посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Комментарии

Теги:
denoncimi, boom, fëmijë, varr, familje, ndryshme