Report TV - Përmbytjet/ Prençi: Të shpallet emergjenca e pjesshme në Shkodër смотреть онлайн
Описание видео
Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka lëshuar alarmin sot lidhur me situatën e përkeqësuar të përmbytjeve në rrethin e Shkodrës. Prençi deklaroi se duhet që të shpallet gjendja e emergjencave pjesore. Ai u shpreh se në zonat që ndodhen nën ujë ?ka argjinatura të demtuara , lëvizja e qytetarëve dhe gjësë së gjallë nuk është e lirë dhe situata e natës nuk dihet çfarë sjell. Kemi 72 orë në dispozicion për të treguar veten nëse vlejmë apo dështojmë?. Prençi i drejtoi një thirrje edhe prokurorit të Shkodrës: ?Kërkoj prokurorin e rrethit këtu. Janë ndërtuar vepra publike me kosto duke bllokuar kanale kulluese?. Kreu i emergjencave bëri të ditur se janë nisur edhe pjestarë të ushtrisë nga Tiranë për të parandaluar rreziqet e rënda. ?Duhet shmangur katastrofa, janë nisur grupet xheniere nga Tirana. Nëse shpërthen argjinatura ka rrezik të lartë? ? tha ai. Në mbledhjen e shtabit të emergjencave, në prani të Prefektit të Shkodrës dhe të kryetares së bashkisë Voltana Ademi, Shemsi Prençi akuzoi një kompani private, e cila sipas tij, gjatë punimet që po kryen në rrugë, ka dëmtuar kanalet e kullimit. Рекомендуем Report TV - Përmbytjet/ Prençi: Të shpallet emergjenca e pjesshme në Shkodër посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя