Ora News - Mungesa e rrugës po i lë beqarë djemtë e fshatit Shegas në Bashkinë e Lushnjes смотреть онлайн

6 просмотров 12.05.2018 00:01:17

Описание видео

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Vajzat e fshatit martohen dhe ikin, ndërsa të tjerat nuk vijnë nuse. Banor: Po erdhi ndonjë për nuse për çunat këtu obobobo, sikur jemi fshat i braktisur. Ne s'na përfillin fare një herë. Banor: Na ngelën njerëzit, ata... çunat. Nuk na vijnë nuset në fshat për t'u martuar ore, gjynah Janë vetëm 6 kilometra larg qendrës së Lushnjes, por banorët thonë se janë në izolim Banor: Çfarë, ku kemi raste sëmundjeje ne?! Vetëm ta ngremë me karroca dore që ta çojmë atje poshtë. Ose me helikopter: të vijë me teleferik, ta çojmë në Lushnje Natyra është treguar bujare me fshatin kodrinor ku banojnë mbi 200 familje. Banore: Shumë e vështirë, shumë e vështirë është. Vdes robi Toka është prodhuese dhe ata janë punëtorë Banor: Për tokën mos e fol, se ngec ti, jo më gomari Por nxjerrja e prodhimit në treg është hall më vete Banor: Këtu vjen makina e ikën. Në krahë i kam prurë mbrokullat prej atje, plus që kam pemtore. Të gjitha i mbaj në krahë. Qershi, kumbulla, e di çfarë heq unë apo jo? Edhe gomari po ngordh. S'ka as gomar, s'ka asgjë. Vetëm pak kilometra nga qyteti, por pa zhvillim. Prodhime të bollshme, por që nuk dalin në treg. Banorët e fshatin Shegas, kërkojnë vetëm rrugën Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/mungesa-e-rruges-po-i-le-beqare-djemte-e-fshatit-shegas-ne-bashkine-e-lushnjes Рекомендуем Ora News - Mungesa e rrugës po i lë beqarë djemtë e fshatit Shegas në Bashkinë e Lushnjes посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Комментарии

Теги:
news, mungesa, rrugës, beqarë, djemtë, fshatit, shegas, bashkinë, lushnjes