Report TV - Korçë, pamjet e fabrikës ku u vodh kasaforta, roja: Nuk pashë gjë

1 просмотров 11.05.2018 00:00:42

Описание

KORÇË-Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një grabitje në afërsi të fshatit Dishnicë. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e brendshme të një fabrikë të prodhimit të bojërave duke marrë kasafortën. Sipas policisë, brenda kasafortës ndodhej një shumë e konsiderueshme lekësh. Pronari i firmës së bojërave është 47-vjeçari me inicialet A.M. Fabrika ruhej me roje private, por ky i fundit, sipas policisë ka deklaruar se nuk kishte parë njeri, ndërsa vjedhjen e ka konstatuar rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Комментарии

Теги:
Report, Korçë, pamjet, fabrikës, vodh, kasaforta, roja, pashë