I gjithe vendi perfshihet nga shiu dhe bora смотреть онлайн

0 просмотров 11.05.2018 00:02:04

Описание видео

Kjo ishte pamja e Rrugës së Kombit këtë të martë ku reshjet e dendura të dëborës shkaktuan vështirësi në qarkullim. Aksi kombëtar po mbahet ne kontroll nga 8 borëpastruese dhe makina që hedhin skorje, por orët e natës parashikohen të jenë të vështira. Një kamion doli nga rruga, por nuk pati pasoja në njerëz. Qafa e Malit në Pukë kalohet vetëm me zinxhirë ndërsa lidhja e Kukësit me Arrenin është e bllokuar. E njëjta situatë paraqitet edhe në Dibër ku ka mbi gjysme metri borë. Problematike është situata edhe në juglindje pasi në aksin Përrenjas ? Qafë Thanë një numër i konsideruar automjetesh u bllokuan për shkak të reshjeve të dendura. Makinat nuk ishin pajisur me zinxhirë dhe për këtë shkak radha e kaloi një kilometër në afërsi të Qafë Thanës. Qarku i Korçës raporton se reshjet kanë qenë të vazhdueshme ndaj lëvizja drejt fshatrave turistikë të Dardhës dhe Voskopojës bëhet vetëm me zinxhirë. Aksi Librazhd-Bulqizë është i pakalueshëm. Moti i keq, por me reshje shiu dhe erë të fortë ka krijuar probleme në të gjithë jugun. Ashtu siç shihet edhe në këto pamje, shumë rrugë të Vlorës u mbuluan nga uji duke vështirësuar qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve. Ndërsa në Porto Palermo forcat detare tërhoqën një anije peshkimi 100 tonesh që kishte kërkuar ndihmë. Sipas metereologeve reshjet e shiut do te vazhdojnë, ndërsa përmirësim do të ketë vetëm në disa zona. Reshjet e shiut kanë rikthyer frikën e përmbytjeve në Fier dhe Vlorë ku prurjet e Vjosës po mbahen nën vëzhgim. Рекомендуем I gjithe vendi perfshihet nga shiu dhe bora посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
gjithe, vendi, perfshihet, shiu, bora