Revolta e aktorit, Bujar Asqeriu: Këtë vend e drejtojnë hajdutët miqtë e mi!Askush nuk e çan trapin смотреть онлайн
Описание видео
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Artistët e teatrit vazhdojnë të kundërshtojnë projektligjin e ri të Ministrisë së Kulturës. Ata janë bërë bashkë me artistët nga rrethet për të protestuar kundër kontrollit politik dhe kundër zgjedhjes së drejtorit të ri të teatrit nga Ministria e Kulturës. Lexoni dhe dëgjoni fjalët e aktorit të njohur, Bujar Asqeriu. Indinjata ndaj kësaj qeveri që ai e quan hajdute lexohet në çdo fjalë. Refleksionet që vijnë nga qeveria dhe ministrja jonë e nderuar janë të vakta e të pafuqishme, mos të themt ë ftohta. Si duket këta ende nuk e kuptojnë cfarë është artisti. Një artist i jonë më i mirë, merr rrogën më të vogël se një nëpunëse e rëndomtë e ministrisë së Kulturës. Ky është vlerësimi që i bën shteti shqiptar, ministria e Kulturës gjithë këtyre artistëve që luftojnë me gjakun, djersën dhe mundin e madh në skenë. Jo më kot kolegët tanë të ndëruar artistët tanë ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk u kujdes për ta Askush nuk e çau trapin për ta dhe ata ikën me një barrë pengjes në shpirt. E këto pengje ne duhet ti ngremë me të madhe. Të mos them që Bujar Lako, jetonte në një shtëpi 50 metra katrorë, artisti ynë i madh, kurse qeveritarët tanë vila nga 5 milionë dhe 10 milionë euro. Kjo është drama e madhe që këtu udhëheqin hajdutët. Këtë vënd e drejtojnë hajdutët miqtë e mi! Prandaj nuk mbeten lekë për artistët, prandaj nuk ka lekë për teatër, prandaj ne na fusin në vërrin e miut, atje tek hidrocentrali, sepse hajdutët nuk lënë lekë. Edhe lekët e një dosje i marrin. 100 lekë që bëjnë një dosje edhe ato i marrin. Gjejnë numra llogarie për stilolapsin, edhe ato i marrin. Nuk lënë lekë në këmbë. Këta, kjo është administrata jonë e nderuar. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/revolta-e-nje-aktori-kete-vend-e-drejtojne-hajdutet-miqte-e-mi-permbyset-kjo-hajduteri Рекомендуем Revolta e aktorit, Bujar Asqeriu: Këtë vend e drejtojnë hajdutët miqtë e mi!Askush nuk e çan trapin посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя