Ora News - Raporti i FMN: Shqipëria e fundit në Rajon për infrastrukturën rrugore

0 просмотров 11.05.2018 00:01:36

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Shqipëria renditet e fundit në rajon përsa i përket zhvillimit të infrastrukturës. Në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar analizohet gjendja e rrugëve në Ballkan ku konstatohet se të gjitha vendet e rajonit janë shumë larg mesatares së Bashkimit Europian. Serbia është vendi që ka zhvillimin më të mirë në infrastrukturë me rreth 30% larg mesatares së BE-së ndërsa Shqipëria thuhet në raport është 70% larg mesatares europiane. Gjendja e rrugëve vlerësohet e rëndësishme për integrimin Ballkanit dhe nisur nga kjo FMN vlerëson se kjo gjendje mund të kufizojë integrimin më të thellë rajonal, pengon vendet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës dhe ul interesin për to si një destinacion për hyrjet e investimeve të huaja direkte. FMN analizon se kjo gjendje ka ardhur si rezultat i fondeve të ulta të përdorura për ndërtim të infrastrukturs. Në raport Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon vendeve të Ballkanit të bëjnë kujdes me dhënien e PPP-ve për rrugët në mënyrë që të ulin rreziqet për buxhetin e shtetit sidomos vendet me borxh të lartë publik ku përfshihet dhe Shqipëria. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/raporti-i-fmn-shqiperia-e-fundit-ne-rajon-infrastrukturen-rrugore

Комментарии

Теги:
News, Raporti, Shqipëria, fundit, Rajon, infrastrukturën, rrugore