Ora News - Reshjet dhe shkrirja e borës rrisin nivelin e prurjeve dhe ndotjes në Fierzë

0 просмотров 11.05.2018 00:00:25

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Reshjet intensive të shiut gjatë fundjavës dhe shkrirja e borës kanë rritur nivelin e Fierzës. Lumenjtë dhe përrenjtë dhjetëfishuan prurjet, të cilat ndikuan në rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Aktualisht kuota e tij është 291.5 metra. Edhe katër metra i nevojitet të arrijë në kuotën maksimale. Bashkë me prurje të shumta të ujit, erdhën edhe një sasi e madhe mbetjesh që mbuluan menjëherë sipërfaqen e liqenit, një probem që po kthehet në gangrenë ekologjike për zonën dhe liqenin e Fierzës. Siç dihet, rritja e nivelit të përrenjve që derdhen në Drinin e Bardhë dhe Drinin e Zi merr me vete edhe gjithë mbeturinat që vijnë nga Kosova, Maqedonia, Kukësi e Dibra, që banorët e zonave pranë tyre i hedhin në shtratet e lumenjve që derdhen në Fierzë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/reshjet-dhe-shkrirja-e-bores-rrisin-nivelin-e-prurjeve-dhe-ndotjes-ne-fierze

Комментарии

Теги:
News, Reshjet, shkrirja, borës, rrisin, nivelin, prurjeve, ndotjes, Fierzë