13 milione Euro ne vit per mirembajtjen e rrugeve

1 просмотров 10.05.2018 00:01:39

Описание

Me një fond të Bankës Botërore duke filluar nga ky vit, për 4 vite me radhë është parashikuar të financohen në total 52 milionë Euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare. Ndërsa për mirëmbajtjen e afro 2600 km rrugë dytësore nga buxheti i shtetit do të financohen afro 3.7 miliardë Lekë. Të gjitha këto financime, kryeministri Rama thotë se do t?i shërbejnë prioritetit të vendosur nga qeveria e tij për të patur rrugë me standarte, rezultate që thotë se do të ndihen që në pranverën e këtij viti. Kryeministri Rama: Njëra anë janë investimet dhe tjera mirëmbajtja. T'i japim fund filozofisë së qeverive të mëparshme që vetëm të bëjmë një copë rruge, s'ka rëndësi si vazhdon . Kryeministri premton ristrukturim dhe të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe nuk kursen akuzat për ish-drejtuesin e këtij institucioni. Pjesë e kapitullit të ri për mirëmbajtjen e rrugëve për të cilën flet kryeministri, është krijimi i 'Flotës së Solidaritetit', si një garanci për reagimin e shpejtë dhe efikas në çdo situatë, duke garantuar kalueshmërinë e akseve kombëtare pavarësisht motit të rënduar.

Комментарии

Теги:
milione, Euro, mirembajtjen, rrugeve