Grabitja e bankës në Laç, tre agresorët nuk lenë asnjë gjurmë - News, Lajme - Vizion Plus

1 просмотров 10.05.2018 00:01:16

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV instagram.com/vizionplustelevizion twitter.com/VizionPlusTV Policia e shtetit ende nuk ka asnjë të shoqëruar për grabitjen e bankës së nivelit të dytë një ditë më parë në Laç. Burime pranë grupit hetimor thanë se tre grabitësit e armatosur nuk kanë lënë asnjë shenjë në vendngjarje ndërsa kamerat e sigurisë nuk kanë arritur ti identifikojnë për shkak se ata mbanin maska. Ngjarja e ndodhur pasditen e të premtes u filmua nga qytetarët. Në pamje duken grabitësit të cilët brenda pak sekondave arritën të merrnin një shumë prej rreth 3 milionë lekësh. Policia tha se patrulla e parë shkoi brenda 3 minutash te banka ndërsa nga kontakti i parë i marrë me punonjësit rezultoi se 2 prej grabitësve mbanin pistoleta dhe njëri me vare theu xhamin e derës kryesore të njësisë dhe nën kërcënimin e armëve morën sasinë e parave. Grabitja ka qenë e mirë organizuar pasi në kohën e ndërhyrjes nuk kishte asnjë klient në Bankë por vetëm punonjësit të cilët po bënin mbylljen e llogarive. Ndonëse menjëherë u ngritën pika të shumta kontrolli asnjë prej të dyshuarve nuk u ndalua të cilët sipas njoftimit të policisë u larguan me një makinë. Në Laç mbërriti dhe drejtori i hetimit të krimeve të rënda ai i rendit publik në policinë e shtetit por deri më tani asnjë gjurmë e grabitësve.

Комментарии

Теги:
Grabitja, bankës, agresorët, lenë, asnjë, gjurmë, News, Lajme, Vizion, Plus