Vdekja e të riut shqiptar në në Francë, familja Beqiri hap dyert e mortit, flet nëna

1 просмотров 10.05.2018 00:03:00

Описание

SHKODER - Dhimbja ka pllakosur familjen e Florenc Beqirit në Shkodër i cili humbi jetën një ditë më parë në spitalin e Marsejës në Francë ku qëndroi në gjendje kome për një javë. Familja e cila jetonnë Mal të Zi, është rikthyer në Shkodër dhe ka hapur dyert e mortit. Mes lotëve dhe dhimbjes së madhe, nëna e Florenc Beqirit thotë se djalin e saj e ka vrarë policia franceze, ndërsa dyshime ka edhe për të burgosurit, të cilët mendohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 23-vjeçarit. Gjatë deklaratës për mediat, ku kërkoi ndihmën e shtetit shqiptar për të hetuar shkaqet që çuan në vdekjen tragjike të të riut dhe kthimin e trupit në atdhe, Laureta Beqiri ka pësuar gjendje të fikti. I bëjmë thirrje shtetit të na ndihmojë, nuk kemi mundësi ekonomike për të sjellë trupin. Ka qenë rreth një muaj në burg. Hera e fundit kur kam folur me djalin ka qenë data 8 dhjetor. Me pas kemi folur me një polic të burgut i cili na ka thënë se Florenci është dhunuar në burg dhe është dërguar në spital , rrëfen Laureta.

Комментарии

Теги:
Vdekja, riut, shqiptar, Francë, familja, Beqiri, dyert, mortit, flet, nëna