Ora News – Salianji: Shteti është marrë nga krimi por nuk dihet në çfarë niveli

2 просмотров 08.05.2018 00:17:55

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Përkundër argumentit ligjor të dhënë nga Presidenti Meta, deputeti demokrat Ervin Salianji vijon ti qëndrojë mendimit se zbardhja e debateve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të ishte në shërbim të publikut dhe vetë shtetit. Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Salianji tha se çdo ditë faktohet lidhja e qeverisë me krimin, por nuk është e qartë deri në çfarë niveli ka shkuar. Salianji: Ne kërkuam të bëhej publike dhe të zbardhej mbledhja e Këshillit të Sigurisë.Ka interes për publikun por edhe do të zbardhte një pjesë të rëndësishme të arsyeve pse ndodhet sot në këtë gjendje Shqipëria me kanabizim të plotë, Ministrin e Brendshëm, super Ministrin e qeverisë, të dy qeverive Rama I dhe Rama II, të akuzuar drejtëpëdrejtë për një akuzë shumë të rëndë që është pjesmarrja në grup të strukturuar kriminal përveçse korrupsionit pasiv. Jemi në këtë situatë ku nuk e dimë se cilët persona e ushtrojnë këtë veprimtari.Të gjithë dyshimet e arsyeshme të çojnë se në krye të kësaj veprimtarie është Kryeministri dhe është i dyshuar Kryeministri sepse nuk mundet një Ministër pavarësisht pse Ministër me fuqi politike siç ishte i akuzuari Saimir Tahiri, nuk mund të bënte dot lidhjen dhe të influenconte dhe tek Ministria e Brendshme, dhe tek Ministria e Mbrojtjes dhe Ministritë e tjera të linjës. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/salianji-shteti-eshte-marre-nga-krimi-por-nuk-dihet-ne-cfare-niveli

Комментарии

Теги:
news, salianji, shteti, është, marrë, krimi, dihet, çfarë, niveli