Report TV - Fatos Klosi: Visho Ajazi largoi profesionistët, mori të politizuarit смотреть онлайн
Описание видео
Ish-drejtori i SHIK-ut, Fatos Klosi në studion e Report TV ka analizuar dorëheqjen e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika gjatë ditës së sotme. Në fjalën e tij ai tha se emërimet në këtë organ janë bërë fatkeqësisht nga politika duke larguar njerëzit profesionistë dhe në vendin e tyre janë zgjedhur njerëz që kanë qenë të implikuar me politikë. Largimin e shefit të SHISH, Klosi e ka cilësuar si të papritur , duke shtuar se në periudhën e demokracisë drejtuesi i këtij institucioni është larguar me shkarkim nga kryeministri, por më parë duhet të merrte dekretimin nga Presidenti i vendit. I pyetur për zyrtarët amerikanë që janë parë gjatë ditës së sotme teksa vizitonin ambientet e Shërbimit Informativ Shtetëror, ai e ka cilësuar si një diçka të zakonshme pasi bashkëpunimi me CIA-n ka qenë shumë i ngushtë prej vitesh. Ai tha se ata kanë hyrë dhe kanë dalë nga ky institucion si në shtëpinë e vet, pra e cilëson si një marrëdhënie të ngushtë mes dy organeve të shërbimit informativ. Sipas tij, dorëheqja e tij nga drejtimi i këtij institucioni ka patur një kompronis mes presidentit dhe kryeministri, largime të tilla pa kompromis nuk mund të ketë. Рекомендуем Report TV - Fatos Klosi: Visho Ajazi largoi profesionistët, mori të politizuarit посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя