Tregtonin kokainë e hashash - Pranga shpërndarësve të drogës në Shkodër e Dibër
Описание
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Policia e Shkodrës sekuestroi kokainë, armë zjarri e municione gjatë operacionit të koduar ?Doses?. Në pranga përfundoi 35-vjeçari Anton Shpatina, ndërsa një 25-vjeçar po procedohet penalisht në gjendje të lirë. Policia në një njoftim zyrtar thotë se ka rënë në gjurmët e tregtarit 35-vjeçar të drogës përmes një blerësi, i cili kishte shkuar në banesën e tij për të marrë lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e Anton Shpatinës, policia gjeti dhe sekuestroi 11 doza kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme. Ndërkohë policia e Dibrës arrestoi një 22-vjeçar në kërkim që kultivonte dhe shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave dhe lokaleve. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/doses-arreston-tregtarin-e-kokaines-ne-shkoder/
Комментарии