Ora News - Shehu: Lufta kundër informalitet të nisë nga peshqit e mëdhenj смотреть онлайн
Описание видео
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Lufta kundër informalitet duhet të fillojë nga peshqit e mëdhe. Kështu tha eksperti i ekonomisë Sherefedin Shehu, i cili në studion e lajmeve në Ora News shpejgoi arsyet se përse biznesi i vogël nuk duhet të përfshihet në skemën e TVSH. Shehu: Informalitet duhet adresuar tek biznesi i madh sepse problemin më të madhe e sjell ky biznes. Tatimi mbi biznesin e vogël sot përfaqëson 0.15% të të ardhurave totale që ka buxheti i shtetit. Ajo që është më e rëndësishme është se biznesi i vogël nuk mund të krijojë gropë fiskale. Kështu që nëse duam të luftojmë informalitetin duhet të fillojmë nga peshqit e mëdhenj, atje ku krijohet gropa e madhe, atje ku bëhen trafiqe, atje ku bëhet evazion. Ndërsa biznesi i vogël, pavarësisht nga përmasat që mund të ketë evazioni përsëri nuk krijon tronditje fiskale. Shehu tha se çështje e TVSH për biznesin e vogël po bëhet për të zhvendosur vëmendjen. Ai sqaroi se informaliteti luftohet jo me vendosjen e TVSH, por më reforma strukturore dhe administrative. Shehu: Kjo çështje është hapur për të zhvendosur vëmendjen sepse në të gjitha planet është një politikë e papranueshme. Nuk luftohet informaliteti me vendosjen e tvsh, por me refornma strukturore dhe administrative. Që do të thotë të krijohet një strukturë administrimi tatimor efikase, pa njerëz politik dhe jo me njërëz që punësohen kur partia vjen në pushtet. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/shehu-lufta-kunder-informalitet-te-nise-nga-peshqit-e-medhenj/ Рекомендуем Ora News - Shehu: Lufta kundër informalitet të nisë nga peshqit e mëdhenj посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя