Mbledhje urgjente - Masakra në Lushnje, Xhafaj: Arrestoni autorët me çdo kusht!

0 просмотров 03.05.2018 00:01:27

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë kanë zhvilluar një takim të papritur të shtunën në komisariatin e Lushnjës. Në bisedën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ministri i brendshëm ka kërkuar reagime konkrete nga të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme në lidhje me vrasjen e dy personave që u qëlluan me armë pranë komisariatit të Lushnjes. Ministri Xhafaj mësohet se ka qenë shumë i ashpër në këtë takim me të gjithë përgjegjësit e rendit në Lushnjë. Kreu i dikasterit të rendit mësohet se ka deklaruar në takim se do të ketë ndëshkime maksimale dhe ndjekje penale e largim nga detyra për efektivat e policisë që janë implikuar në afera apo veprime të paligjshme. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/masakra-ne-lushnje-xhafaj-arrestoni-autoret-do-te-kete-ndryshime/

Комментарии

Теги:
Mbledhje, urgjente, Masakra, Lushnje, Xhafaj, Arrestoni, autorët, kusht