Ora News – “Pushtohet” Lezha, mbërrin kroçera me turistë nga Anglia
Описание
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Rajoni i Lezhës po tërheq gjithnjë e më shumë vemendjen e të huajve, të cilët kërkojnë ta eksplorojnë këtë zonë. Një kroçere me 100 turist anglezë mbërriti këtë të shtunë në brigjet e Shëngjinit, ku turistet të orjentuar nga agjensitë turistike vizituan asetet turistike e historike si dhe shijuan gastronominë e Lezhës. Si destinacion kryesor ata kishin fshatin Fishtë ku qëndruan për disa ore, duke provuar gatimet e Mrizit të Zanave i cili është i njohur në mbarë boten. Turistet thonë se Shqipëria është një vend që ja vlen të vizitohet, pasi të ofron gjithçka që kë kërkon. ?Është hera e parë që vij në Shëpëri dhe po më pëlqen shumë ky vend. Kam qenë gjithmone e tërhequr për të vizituar Shqipërinë dhe ballkanin, pasi është një zonë e panjohur për anglezet. Do t?i thoja të gjithë miqve që të vinin këtu në Lezhë, pasi është një vend fantastik? ?Sidomos këtu në fshat ushqimi në restorant është shumë i mirë. Jam shumë i kënqur dhe do të vij sërish këtu, pasi ka dhe një mikpritje shumë të mire dhe kjo po na habit.? ?Jam vërtet e mrekulluar nga gjithçka që kam parë këtu.Keni një histori shumë të lashtë dhe gatimet janë shumë të shijshme.? Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/pushtohet-lezha-mberrin-krocera-me-turiste-nga-anglia/
Комментарии