Atentati në Lushnjë, lirohet i vetëdorezuari në polici - News, Lajme - Vizion Plus

2 просмотров 03.05.2018 00:00:59

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV 24 orë pas vetëdorëzimit policia e Lushnjës la të lirë biznesmenin Julian Sula, i cili u mor në pyetje për atentatin me dy viktima në këtë qytet. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Sula nuk asnjë lidhje me ngjarjen. Policia bëri edhe kontroll në banesën e tij, por mëngjesin e kësaj të shtune ai u la i lirë, pasi policia nuk gjeti asnjë provë që ta përfshijë ne ekzekutimin e dy te rinjve ne qendër te Lushnjës. Tre ditë më parë pas një atentati me armë zjarri në qytet humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Ata njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares i cili mendohej si shënjestra e sulmit.Shkurti u plagos një vit më parë së bashku me shokun e tij Saimo Xheliu fare pranë zonës ku u vranë dhe Hoxha e Latifi. Për ngjarjen e vitit 2016 nuk u arrestua asnjë person, ndërsa i dyshuari kryesor nga policia ishte sërish Laert Haxhiu.

Комментарии

Теги:
Atentati, Lushnjë, lirohet, vetëdorezuari, polici, News, Lajme, Vizion, Plus