Protesta - Ish-të përndjekurit lidhen me zinxhirë

0 просмотров 03.05.2018 00:01:22

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Një grup ish të përndjekurish politikë kanë protestuar duke u lidhur me zinxhir përpara Insitutit të Përndjekurve me pretendimin se nuk kanë marrë këstin e 8-të dëmshpërblimit për të cilën qeveria ka garantuar shpërndarjen brenda këtij viti. Ish i përndjekur: ?Jemi skallvëruar, torturuar nga 11, 15, 20 vite në burg dhe na kanë përjashtuar nga dëmshpërblimi duke na hequr të gjitha vitet e burgut.? Ndërsa të tjerë shprehen se masa e shpërblimit ka qenë e përgjysmuar për shkak të problemeve me dokumentacionin: ?Kemi vuajtur, jemi shkatërruar. Na kanë përgjysmuar lekët. Për këtë arsye kemi bërë dhe grevën e urisë dhe prap do të bëjmë grevë.? Por kishte edhe ish të përndjekur që e lidhin protestën me figurat komuniste që drejtojnë parlamentin duke iu referuar kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi. Ata zhvilluan homazhe edhe për Lirak Bejkon, i cili u dogj gjatë grevës në nëntor të 2012. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/ish-te-perndjekurit-lidhen-me-zinxhire/

Комментарии

Теги:
Protesta, përndjekurit, lidhen, zinxhirë