Atentat ne Lushnje, dy te vrare dhe dy te plagosur

2 просмотров 03.05.2018 00:00:56

Описание

Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një atentat me armë zjarri që ndodhi në shëtitoren e qytetit të Lushnjes pasditen e sotme. Viktimat janë Zamir Latifi 26 vjeç dhe Jurgen Hoxha 26 vjeç. Atentatorët qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një makinë dhe më pas u larguan në drejtim të paditur. Identiteti i tyre nuk dihet, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për kapjen e tyre. Mësohet se dy viktimat janë miq të familjes së Aldo Bares. Ndërkohë, të plagosurit janë Marjus Xhepexhiu 26 vjeç dhe Bujar Turku 66 vjeç, ky i fundit i plagosur rastësisht teksa kalonte me biçikletë. Shkaqet e vrasjes dyshohet se jan konfliktet mes bandave kriminale në këtë qytet. Nga ana tjetër, policia thotë se në aksin Lushnje-Berat u gjet një makinë e djegur, brenda së cilës kishte 3 kallashnikovë. Dyshohet se automjeti është përdorur nga atentatorët.

Комментарии

Теги:
Atentat, Lushnje, vrare, plagosur