Ora News - Emiljano Shullazi kërkon Berishën dëshmitar, gjykata e pranon
Описание
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Gjykata e Krimeve të Rënda pranon kërkesën e Emiljano Shullazit për të thirrur në seancë si dëshmitar ish kryeministrin Sali Berisha. Berisha ishte ai i cili deklaroi se Emiljano Shullazi kishte kërcënuar Dhori Kulen dhe Mynyr Konin në prill të vitit 2016. Ndërkohë në seancën e sotme dëshmoi drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, i cili deklaroi se Dhori Kule i kë thënë që është kërcënuar nga Shullazi. Gazetarja e Ora News, Keti Banushi informon se në seancën e sotme tek Krimet e Rënda Haki Çako ka pretenduar që është vënë në dijeni për kërcënimin nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Ai ka thënë se ka pasur një takim me Nikollën dhe bashkë me të edhe me rektorin në atë kohë Dhori Kule i cili i ka përmenduar që një nga personat që e ka kërcënuar kishte qenë Shullazi. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/emiljano-shullazi-kerkon-berishen-deshmitar-gjykata-e-pranon/
Комментарии