Lufte korrupsionit, kanabisit dhe grupeve kriminale - News, Lajme - Vizion Plus смотреть онлайн
Описание видео
vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar do të jenë objektivi kryesor i qeverisë në 100 ditët e para të këtij mandati. Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryeministri Rama paralajmërojë nisjen e operacionit kombëtar kundër rrjeteve kriminale. E paralelisht me luftë kundër krimit, por edhe reforma në drejtësi e më konkretisht procesi i Vettingut, mbetet për qeverinë prioritet. Rama tha se qeveria do të angazhohen në pastrimin e çdo niveli të administratës nga të korruptuarit. Rama tha sa do të punohet fort për afrimin e vendit me Bashkimin Europian. Në një përmbledhje që i bëri prioriteteve të qeverisë në 100 ditët e para, kryeministri vuri theksin tek investimet në infrastrukturë, si për të përfunduar segmentet e trashëguara, ashtu edhe në hapjen e akseve të reja. Të gjitha brenda standardeve më të larta ndërkombëtare. Reformim të thellë do të pësojnë administrata e burgjeve dhe të hipotekave, ku sipas kreut të qeverisë, llumi kishte kapur majat. Rama nënvizoi vijimin e reduktimit të dokumenteve që qytetarët apo biznesi duhet të paraqesë në zyra të shtetit. Shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe çdo sektor do ndryshojë mënyrën e të punuarit, për të qenë më pranë qytetarëve, tha kryeministri Edi Rama. Рекомендуем Lufte korrupsionit, kanabisit dhe grupeve kriminale - News, Lajme - Vizion Plus посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя