Valixhe e dyshimte pranë Ambasadës Amerikane - News, Lajme - Vizion Plus

0 просмотров 03.05.2018 00:00:52

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Një valixhe e dyshimtë e lënë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë alarmoi forcat e policisë por pas shpërthimit të kontrolluar dyshimet për bombë u shuan. Valixhja u pikas fillimisht nga forcat e sigurisë së ambasadës kjo për shkak se ishte lënë fare pranë njërës prej portave të selisë diplomatike. Zona u rrethua nga policia, e cila vendosi perimetrin e sigurisë, ndërsa mbërritën dhe forcat xheniere. Fillimisht, valixhja e dyshimtë u skanua dhe më pas u bë shpërthimi i kontrolluar. Pas këqyrjes ajo rezultoi boshe megjithëse ende nuk dihet kush dhe pse e la në rrugë fare pranë ambasadës amerikane. Për këtë hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së disa bizneseve në zonë për të parë nëse dikush mund ta ketë lënë qëllimisht aty.

Комментарии

Теги:
Valixhe, dyshimte, pranë, Ambasadës, Amerikane, News, Lajme, Vizion, Plus