Tiranë - Pas tritolit në mjet, tregtares i vendosin eksploziv në dyqan

0 просмотров 03.05.2018 00:01:10

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Vetëm pesë muaj pasi iu vu tritol në automjet, një tregtareje tek Tregu Elektrik i vendosin sërish eksploziv, kësaj here në dyqan. Shtetesja B.A ka njoftuar rreth orës 10:37 policinë se brenda biznesit të saj në rrugën ?Petro Nini? ka konstatuar një pako të dyshimtë, në dukje si ekspoziv. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë të cilët rrethuan zonën. Burimet bëjnë me dije se pakoja kishte 25 gram eksploziv por që nuk ishte gati për të shpërthyer. Pakoja është marrë nga ekspertët e laboratorit kriminalistik për ekzaminim. Ngjarja krijoi panik edhe tek banorët përreth. Duhet thënë se zona është mjaft e populluar, ndërkohë që dhe vetë dyqani ndodhet në katin e parë të një pallati shumëkatësh. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/dyshime-per-vendosjen-e-nje-pakoje-me-eksploziv-ne-nje-dyqan-rrobash/

Комментарии

Теги:
Tiranë, tritolit, mjet, tregtares, vendosin, eksploziv, dyqan