Nis sezoni i mbjelljeve nga Farka, pjesë e projektit për Pyllin Orbital смотреть онлайн

2 просмотров 03.05.2018 00:01:03

Описание видео

Projekti ambicioz i Bashkisë së Tiranës për krijimin e një Pylli Orbital që do të rrethojë kryeqytetin me një brez të gjelbër me 2 milionë pemë ka nisur të marrë jetë, me mbështetjen e shumë qytetarëve dhe bizneseve në Tiranë. Nisja e sezonit të ri të mbjelljeve, ka bërë bashkë Bashkinë e Tiranës dhe DHL, të cilat kanë mbjellë disa fidanë të rinj në Parkun e Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në një mushkëri të re për kryeqytetin, të hapur për qytetarët dhe çlodhës e argëtues për fëmijët. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se aksioni për mbjelljen e pemëve do të shtohet në muajt në vijim. ?E fillojmë mbarë këtë stinë mbjelljesh me 200 pemët e para, për të vijuar deri në mars të vitit tjetër. Është pjesë e konceptit tonë për Pyllin Orbital dhe duam që pas Parkut të Liqenit, që tashmë vizitohet rregullisht nga 300 mijë qytetarë, edhe në zonën e Farkës, që shtrihet në Njësinë 2 dhe në Dajt, të shtojmë aktivitetet argëtuese, të kemi më shumë animime, sporte dhe organizime në natyrë?, tha Veliaj. Рекомендуем Nis sezoni i mbjelljeve nga Farka, pjesë e projektit për Pyllin Orbital посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
sezoni, mbjelljeve, farka, pjesë, projektit, pyllin, orbital