Ora News - Qeveria miraton dhënien e mjediseve për Kolegjin e Apelimit смотреть онлайн

0 просмотров 02.05.2018 00:01:47

Описание видео

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Qeveria ka miratuar vendimin për dhënien e godinës për Kolegjin e Apelimit, pjesë e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë. Në deklaratën e sotme për mediat ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënvizoi se qeveria do të mbështesë dhe projektin e pagave për këto struktura. Etilda Gjonaj: Në mbledhjen e parë qeveria mori vendimin për vënien në dispozivcion të mjediseve të punës për komisionin e pavarur të kualifikimit dhe operacionin ndërkombëtar të monitorimit. Sot qeveria bëri një hap tjetër të rëndësishëm, miratoi vendinin e tij për vënien në dispozicion të ambienteve për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke mundësuar kështu ofrimin e kushteve logjistike dhe infrastrukturore të nevojshme për funksionimin e tij. Me këto dy vendime qeveria shqiptare i jep mbështetjen e plotë infrastrukturore dhe logjistike për organet e vettingut. Një kohësisht qeveria shqiptare është angazhuar dhe shprehur e gatshme me mbështetjen e strukturave dhe mbështetjen financiare për pagat dhe stafet të organeve të vettingut, vendim i cili po diskutohet edhe në Komisionin e Ligjeve dhe që do miratohet shumë shpejt në Kuvend. Do reduktohen dokumentet Një tjetër vendim është dhe reduktimi i dokumenteve. Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nënvizoi se për shërbimet do të jenë vetë institucionet që do të marrin online të dhënat Ogerta Manastirliu: Për të gjithë ata qytetarë që duhet të marrin dokumenta në zyrat e administratës këtë javë ne shtojmë listën e këtyre dokumentave që mund të tërhiqen online në portalin e-albania, si nga qytetarët edhe nga institucionet publike që u nevojiten ato. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/qeveria-miraton-dhenien-e-mjediseve-per-institucionet-e-reja-te-drejtesise/ Рекомендуем Ora News - Qeveria miraton dhënien e mjediseve për Kolegjin e Apelimit посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
news, qeveria, miraton, dhënien, mjediseve, kolegjin, apelimit