Report TV - Mbledhja e parë e qeverisë zgjat 2 orë, vendimet që u miratuan

0 просмотров 02.05.2018 00:01:26

Описание

Pas betimit në Presidencë, qeveria Rama 2 zhvilloi mbledhjen e parë e cila zgjati plot 2 orë. Në këtë mbledhje të kabinetit janë miratuar 23 projektvendime të rëndësishme, mes të cilëve edhe shpallja e vitit 2018 si viti mbarëkombëtar i Skënderbeut. Qeveria ka zgjedhur dhe kandidatët e Komisioneve të Prokurimit Publik. Pika e tretë e rendit të ditës ka qenë miratimi i procedurave të shërbimit publik elektronik. Pika e 4 dhe e 5 e rendit ishin ngritja e komisionit shtetëror për Skënderbeun i cili do kryesohet nga presidentët Ilir Meta dhe Hashim Thaçi si dhe dhënia e godinave për organet e Vettingut. Ndërsa një tjetër pikë e rëndësishme, edhe pse simbolik, ishte miratimi i një fondi ndihme financiare për dëmet e uraganit Irma në SHBA. Këtë të fundit kryeministri Edi Rama e paralajmëroi edhe gjatë seancës plenare dy ditë më parë, kur prezantoi programin e qeverisë.

Комментарии

Теги:
Report, Mbledhja, parë, qeverisë, zgjat, vendimet, miratuan