Ora News – Domate apo Kanabis? Përgjigjet ministri i Bujqësisë
Описание
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i ka cilësuar të pavërteta akuzat e opozitës lidhur me faktin se fermerët në vend të perimeve po kultivojnë kanabis. I ftuar në emisionin ?Ekopolitikë? të gazetares Aurora Sulçe, Panariti tha se në fushat e Shqipërisë nuk mbillet kanabis. Ai tha se ky është një aktivitet i paligjshëm që nuk i takon bujqësisë dhe i përqënduar kryesisht në zona të maskuara, kullosore apo pyjore. Pjesë nga intervista Sulçe: Sa qëndron një akuzë e tillë? Domate apo kanabis? Panariti: Unë nuk shikoj absolutisht asnjë llogjikë, asnjë lidhje mes kanabisit dhe bujqësisë. Kanabisi, kultivimi i drogave nuk i takon bujqësisë, i takon një aktiviteti të paligjshëm që nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri por në shumë vende të tjera dhe është subjekt i organeve përkatëse të cilat merren me luftën kundër drogave dhe bimëve të paligjshme që përbëjnë dhe bazën e prodhimit dhe shpërndarjes së këtyre drogave. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/ministri-panariti-ne-ekopolitike-per-bujqesine/
Комментарии