Vritet gjyqtarja në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus смотреть онлайн

1 просмотров 24.10.2017 00:01:32

Описание видео

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Vrasja e gjyqtares 39-vjeçare Fildes Hafizi, ishte një krim i paralajmëruar, por që nuk ishte marrë asnjë masë parandaluese. Hafizi nuk arriti t?i mbijetojë atentatit të dytë të ish-bashkëshortit të saj, Fadil Kasemi i cili po në të njëjtën mënyrë tentoi ta vriste dy vite më parë. Ngjarja e rëndë ndodhi në sheshin ?Shtraus? në Tiranë, kur gjyqtarja e gjykatës administrative të Shkodrës sapo kishte hipur në mjetin e saj tip benz. Në këtë moment afrohet ish-bashkëshorti dhe e qëllon disa herë me pistoletë. Plumbat ishin fatalë për 39-vjecaren e cila humbi jetën në vendngjarje. Policia arriti të arrestojë menjëherë ish-bashkëshortin vrasës, ndërsa sekuestroi dhe armën e krimit. Dy vite më parë nëna e tre fëmijëve u bë pre e një atentati të ngjashëm. Teksa pushonte në një prej hoteleve të plazhit në Golem të Kavajës në po të njëjtën mënyrë 53-vjecari Kasemi tentoi ta vriste. Ai u fut në ambientet e lokalit dhe nxori një pistoletë për të qëlluar ish-bashkëshorten, e cila në atë kohë ishte ndarë me të prej dy muajsh. Ishin disa klientë të cilët ndihmuan të ndjerën, por dhe një patrullë policie, e cila gjendej disa metra më tutje të cilët parandaluan përshkallëzimin e situatës dhe arrestimin e Kasemit. Në atë kohë gjykata e Kavajës caktoi për të masën e sigurisë me burg, por që dy vite më pas Kasemi u lirua nga çdo akuzë, duke i patur duart e lira për krimin e rëndë. Рекомендуем Vritet gjyqtarja në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
vritet, gjyqtarja, tiranë, news, lajme, vizion, plus