Report TV - Vritet gjyqtarja në Tiranë, qëllohet me armë nga ish-burri

2 просмотров 24.10.2017 00:02:06

Описание

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të enjte Tiranën,ku gjyqtarja 39-vjeçare Fildes Hafizi është vrarë me armë zjarri nga ish bashkëshorti 53-vjeçari Fadil Kasemi. Vrasja u regjistrua në zonën e Xhamllikut, ku 39-vjeçarja ndodhej në makinën e saj tip Benz teksa ish bashkëshorti ka qëlluar me 2 plumba drejt saj duke e lënë të vdekur. Mësohet se Hafizi sapo ishte emëruar në Gjykatën Administrative në Shkodër. Autori 53-vjeçar i identifikuar si Fadil Kasemi u vetdorëzua në polici. Mësohet se Kasemi prej orësh e ka pritur ish-bashkëshorten për të finalizuar më pas edhe aktin e tij kriminal. Të shumtë ishin qytetarët në zonën e Xhamllikut të cilët u bënë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Zbardhet dëshmia e burrit: E vrava, pasi s?më linte të takoja fëmijët Pas vrasjes së ish-gruas, Report Tv zbardh dëshminë e parë në polici të Fadil Kasemit. Para grupit hetimor ai është shprehur se prej vitesh kishte konflikte, pasi gruaja nuk e linte që të takonte fëmijët. Fadil Kasemi pranon se e ka vrarë me koshiencë të plotë. ?Kisha konflikt prej vitesh, pasi nuk më linte asnjëherë të takoja djalin dhe vajzën. Unë e vrava me koshiencë. E pranoj krimin. Edhe kur isha ne burg nuk m?i sillte fëmijët? ka deklaruar ai. Aministia liroi para 8 muajsh vrasësin e gjyqtares Kasemi mësohet se kishte 8 muaj që kishte dalë nga burgu pasi ka qenë i dënuar me 4 vite për veprat penale 'Dhunë në familje' dhe Armëmbajtje pa leje'. Por ai ka dalë nga burgu në 14 janar 2017 duke përfituar nga amnistia. Kasemi u dënua me vendim të Gjykatës së Kavajës më 28 prill 2016, ndërsa vendimi mban numrin 664. Kasemi është dënuar nga gjyqtarët Luan Lusha, Eda Kaja dhe Markeljan Koco me 4 vite e 6 muaj burg ndërsa në aplikim të gjykimit të shkurtuar ai është dënuar përfundimisht me 3 vite burg.

Комментарии

Теги:
Report, Vritet, gjyqtarja, Tiranë, qëllohet, armë, burri