Thahet Liqeni i Shkodrës

4 просмотров 24.10.2017 00:01:04

Описание

Thatësira e kësaj vere e ka kthyer liqenin e Shkodrës me pamjen e një moçali. Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe bregu është i mbuluar nga mbeturinat. Disa aktivistë dashamirës të natyrës po pastrojnë bregun e liqenit. Problemet këtu janë të mëdha, por të paktën ata po tentojnë të largojnë atë çka është e dukshme. Liqeni ka marrë pamjen e një moçali. Në zonën e Shirokës, niveli i ujit ka një rënie historike. Një pamje e tillë ka vite që nuk është parë. Varkat e peshkatarëve nuk gjenden me shumicë në breg. Shëtitjet për freskinë e tij mungojnë. Kureshtarët dhe vizitorët besojnë se ky është një mëkat. Vetëm gjashte metra mbi nivelin e detit me një sipërfaqe prej 368 km². 149 km² prej tyre me gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë; kurse 2/3 e tij i përket Malit të Zi. Liqeni i Shkodrës është i njohur për shumëllojshmëri të faunës dhe i pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh. Por kjo thatësirë rrezikon t?i zhdukë. Tv Klan

Комментарии

Теги:
Thahet, Liqeni, Shkodrës