KLD nis verifikimin e gjyqtares Elvana Çiçolli

1 просмотров 24.10.2017 00:01:29

Описание

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur procedurat e verifikimit për gjyqtaren Elvana Çiçolli, vendimi i të cilës ka lënë pa me ujë të gjithë qytetin e Përmetit. Televizioni Klan mëson se Kërkesa për verifikim është iniciuar nga një ankesë e drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve. Kjo drejtori kundërshton vendimin e gjyqtares Çiçolli për të pezulluar punimet për ndërtimin e ujësjellësi të ri të Përmetit, që do t?i jepte njëherë e mirë zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë qytet. Në 40 vite banorët e Përmetit nuk kanë njohur investime në këtë sektor dhe marrin ujë të pijshëm vetëm 1 orë në ditë. Bashkia e Përmetit dhe Ujësjellës Kanalizimet zhvilluan një tender për këtë projekt, i cili u fitua nga një kompani private. Por pasi ka nisur punimet, ajo është njohur me një vendim të gjyqtares Çiçolli për t?i ndërprerë punimet. Kompania e quajti këtë vendim flagrant në kundërshtim me ligjin. Vendimi i gjyqtares Elvana Çiçolli jo vetëm ka shkaktuar kosto për kompaninë, por edhe për qytetaret e Permetit, pasi bllokimi i punimeve do të çoje në shkeljen e afateve. Këshilli i Larte i Drejtësisë do të verifikoje nëse vendimi i saj është në përputhje me ligjin apo është bërë në shkelje të tij. Në rast se do të faktohen pretendimet e kompanisë fituese për shkelje të ligjit, atëherë KLD do të nisë procedurat për mase ndëshkimore ndaj gjyqtares Çiçolli. Tv Klan

Комментарии

Теги:
verifikimin, gjyqtares, Elvana, Çiçolli